Komuna e Shtimes
Ky artikull merret me Komunën e Shtimes. Për qytetin e Shtimjes shiko në faqen përkatëse.
Komuna e Shtimes është komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Ferizajt ndërsa qendra administrative e komunës është qyteti i Shtimes.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Shtimes ndodhet në qendër të Kosovës. Në jug, komuna kufizohet me komunën e Ferizajt, në verilindje me komunën e Lipjanit dhe në perëndim me komunën e Suharekës. Komuna ka gjithsej 23 fshatra dhe një sipërfaqe prej 134 km². Së bashku me komunat e Ferizajt, Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës, formon rrethin e Ferizajit.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e shtimes kishte një popullsi prej 27.324 banorësh, nga të cilët 26.447 (96.79%) ishin shqiptarë, 750 ashkali, 49 serbë, 23 romë, 20 bosnjanë dhe 13 banorë që u përkasnin bashkësive tjetra etnike. [1]
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorët | 9834 | 10877 | 12513 | 15528 | 19952 | 23506 | 27324 |
etnia | shqiptar | serbët | turqë | bosnjanë | romë | ashkali | goranë | tjerë | i panjohur |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
banorë | 26447 | 49 | 1 | 20 | 23 | 750 | 2 | 13 | 19 |
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Uebfaqja e komunës së Shtimes
- OSCE Profili i Komunës së Shtimjes
- SOK Kosovo and its population Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ethnic composition of Kosovo 2011". pop-stat.mashke.org (në anglisht). Marrë më 2019-10-18.
Belinca | Carraleva | Davidoci | Devetaku | Duga | Gllavica | Godanca e Epërme | Godanca e Poshtme | Gjurkoci | Karaçica | Llanishti | Mollopolca | Muzeqina | Petrova | Petroviqi | Pjetërshtica | Ranca | Rashinca | Reçaku | Topilla | Zborca | Zotaj
Stema e shtetit |
|